Një 36 – vjeçare nga Prizreni ka gjetur vdekjen dy ditë më parë në Ulqin. Dua Dauti-Kadriu, me profesion psikologe ishte futur në det për të shpëtuar dy fëmijët e saj, për shkak të dallgëve të mëdha.

Ajo arriti t’i nxirrte ata shëndoshë e mirë, por më pas gjeti vdekjen.

Klan Kosova

shkrua se trupi i pajetë i gruas u gjet pas 3 orë kërkimesh. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:40 të së enjtes në Plazhin e Madh në Ulqin.

Dauti-Kadriu u lind në Prizren më 26 prill 1981. Ajo ishte juriste dhe psikologe shumë e zonja. Më 27 shkurt 2017, Kuvendi i Republikës së Kosovës e emëroi atë në pozitën e anëtares së Bordit të Ankesa në KPM./tvklan.al