Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp. Në fjalën e  tij Kryeministri Edi Rama tha se me Gabriel kishte biseduar për rëndësinë e nisjes së zbatimit të ligjit të vetting -ut, si një ndër sfidat më të rëndëishme për të çliruar drejtësinë dhe për t’i dhënë një mesazh të qartë BE, se Shqipëria është gati për t’u integruar në gjirin e saj.

Rama e falenderoi Gjermaninë për mbështetjen e dhënë për Reformën në Drejtësi, ndërsa tha se kishte rikonfirmuar vullnetin për të vijuar me reformat dhe për të bërë çdo gjë që në Shqipëri dhe rajon të afirmohet perspektiva europiane.

Ndërsa Ministri Gabriel u shpreh se me kryeministrin shqiptar kishte patur një bisedë për temat që kanë rëndësi për zhvillimin e Shqipërisë.

Duke folur në emër të qeverisë federale, Gabriel tha

se “ndihemi të detyruar për të krijuar të gjitha mundësitë për të mundësuar rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, që t’i bashkëhohen BE. Kemi detyrimin t’ju lehtësojmë rrugën drejt BE”.

Njësoj si më herët, Gabriel ritheksoi se bojkoti i parlamentit e largon Shqipërinë nga Bashkimi Europian dhe bëri thirrje për opozitën që të rikthehet në parlament.

“Ne kemi qenë të kënaqur që Reforma në Drejtësi pati konsesus, por pikërisht kur duhet zbatuar ndodheni në këtë situatë. Kjo na shqetëson që vendi është i ndarë në dy pjesë. Kjo nuk është e pranueshme dhe e kuptueshme. Më lejoni ta ripërsëris, ky nuk është mendimi im personal, por i qeverisë federale dhe Kancelares. Kush bojkoton parlamentin, ai largon vendin nga BE dhe dëmton interesat e popullit të tij. Ndaj mendoj se do të ishte me vend që opozita të rikthej në parlament. Ne dëshirojmë t’ju ndihojmë dhe t’ju lehtësojmë rrugën, por kjo ka një kusht, që të gjitha partitë politike  të jenë pjesë e saj”

./tvklan.al