Projektligji i ri për artin dhe kulturën prek edhe institucionet e arteve pamore e konkretisht Galerinë Kombëtare të Arteve.

Me ndryshimet e propozuara nga Ministria e Kulturës, pas më shumë se 60 vitesh ky institucion nuk do të jetë më Galeria Kombëtare e Arteve por Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura. Artisti dhe dekani i Fakultetit të Arteve Pamore, Ardian Isufi, nuk e gjen me vend këtë ndryshim për të cilin thotë se nuk është prirë nga diskutimi i profesionistëve.

Për Isufin ndryshimi i emrit përkthehet në fillimin e tjetërsimit të historisë.

Çfarë duhet të nënkuptojmë me Muze Kombëtar të Arteve të Bukura?

Përtej formës ajo që Ardian Isufi quan ndërhyrje emergjente është përmbajta, kjo si mënyra e vetme për ta shpëtuar shtëpinë kryesore të arteve pamore nga gjendja e saj anemike.

Për këtë ndryshim që është përtej emrit, drejtori i emëruar prej pak javësh Erzen Shkololli nuk ka ende një qëndrim sikundër ende nuk ka bërë publike platformën mbi të cilën do të zhvillohet galeria së shpejti Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura.

Tv Klan