Punonjësit e një gazete opozitare në Turqi po përballen me akuzat se kanë ndihmuar një organizatë terroriste. Janë 17 punonjës që rrezikojnë të dënohen me 43 vite burgim nëse shpallen fajtorë. Disa gazetarë dhe menaxherë të gazetës “Cumhuriyet” janë në paraburgim. Dhjetë prej tyre janë burgosur gjatë 9 muajve.

“Nuk mund ta prek, nuk mund ta përqafoj”

, thotë Elif Gunay, vajza e gazetarit Turhan Gunay.

“Ne flasim me telefon pas një xhami. Kur mbaron koha, ata na presin linjën”

, thotë ajo.

Elif lejohet që të vizitojë babanë e saj 71-vjeçar një herë në javë për një orë.

Turhan Gunay është kryeredaktor i gazetës “Cumhuriyet”. Bashkëshortja e tij thotë se ende po përpiqet të kuptojë përse ai është burgosur. Ajo është e bindur që arrestimi i tij dhe i kolegëve është rast politik.

/tvklan.al