Turqia nën drejtimin e Rexhep Taip Erdoan po shkon drejt fashizmit.

Akuza e rëndë ndaj presidentit vjen nga gazetari gjermano-turk Deniz Yucel, korrespondent i të përditshmes gjermane “Die Welt”, i arrestuar në Turqi.

Në një intervistë për mediat gjermane nga qelia e burgut, Yucel akuzoi Erdoanin se ka ngritur një regjim frike në vend. Gjithkush në Turqi ka frikë, jo vetëm kritikët e pushtetit, por të gjithë aktorët e sistemit, mediat gjithashtu.

Gazetari thotë se edhe rojet që e ruajnë në burg janë të frikësuar se mos bëjnë ndonjë veprim të gabuar. Por ai që ka më shumë frikë në këtë sistem, është ai që e ka ngritur vetë, presidenti Erdoan. Ai e di mirë se çfarë e pret nëse humbet pushtetin, prandaj po e çon të gjithë shoqërinë në një regjim frike, tha Yucel.

Deniz Yucel u arrestua në muajin shkurt nga autoritetet turke, me akuzën e përhapjes së propagandës terroriste dhe mbështetje të grushtit të dështuar të shtetit, në korrik të vitit të kaluar.

Gazetari gjermano-turk ka paditur qeverinë turke në Gjykatën Europianë për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Arrestimi i gazetarit të “Die Welt” çoi në përkeqësimin e marrëdhënieve Gjermani-Turqi. Berlinit zyrtar ndaloi lëshimin e vizave për gjermanët që kërkojnë të udhëtojnë në Turqi, duke e konsideruar këtë të fundit si një vend jo të sigurt për qytetarët gjermanë./Tv Klan