Një gazetar i BBC rrëfeu për hidhërimin e madh që kishte pësuar, kur zbuloi se e ëma e tij kishte vdekur në shtëpi, shtatë javë para se trupi i saj të zbulohej.

Sipas

The Mirror

Ian Stringer, i cili ka një famë ndërkombëtare foli pasi një hetim e kishte konsideruar vdekjen e nënës së tij, Christine Elizabeth Davies, si të papërcaktuar.

Komentatori sportiv tha se është shumë e rëndë për një familje të mos ketë asnjë ide për shkakun e vdekjes së njeriut të tyre të dashur, pasi hetimi zbuloi se ajo u gjet e vdekur në tualetin e saj pasi fqinjët ngritën alarmin.

Stringer tha pas hetimit:

“Mamaja ime ishte e mrekullueshme. Ajo nuk ishte konsumatore e alkoolit. Ajo më prezantoi në futbolll dhe tani është pasioni im dhe pjesë e karrierës sime si gazetar sportiv”.

“Ajo që dhemb më shumë është fakti që ne nuk do ta marrim vesh kurrë përse ajo vdiq. Ajo u la atje për shtatë javë por askush nuk trokiti në derën e saj

”./tvklan.al