Genc Ruli nuk do jetë pjesë e listave të kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në 25 qershor. Ky ka qenë vendimi i Rulit, një nga emrat e orëve të para të kësaj partie, të cilin ia ka bërë të ditur kryetarit Basha, e më pas e ka zyrtarizuar me sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani e kryetarin e grupit parlamentar Edi Paloka.

I kontaktuar nga ABC News, Ruli tha se vendimi për të mos kandiduar më për deputet, nuk do thotë se ai do largohet nga politika, por do vazhdojë kontributin në Partinë Demokratike.

Tërheqja e Rulit vjen teksa Partia Demokratike është duke përgatitur listën e kandidatëve për deputetë, të cilën sipas marrëveshjes Basha-Rama do ta depozitojë në KQZ Brenda 26 majit./ ABCNews