Ish-ministri i Mbrojtjes: Çdo akt ka qenë në shërbim të interesit të vendit

Mediu theksoi se në procesin gjyqësor për shpërthimin në Gërdec, asnjë dëshmitar nuk është deklaruar kundër tij.

Në seancën e kësaj të mërkurë dëshmoi vetëm Rezart Tërshana, ish-drejtori juridik i ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa Sokol Ngjeci e Dritan Minxholli ish-drejtor i punishtes së demontimit dhe pse ishin në seancë, nuk pranuan të flisnin. Mediu kërkoi që dëshmitarët duhet të jenë present për zbardhjen e së vërtetës.

Mësohet se Shtetet e Bashkuara i kanë kthyer përgjigje për letërporosinë e dërguar nga autoritetet shqiptare. Kërkojnë që të plotësohet kërkesa e bëra nga autoritetet e drejtësisë sonë për Patrik Henrin dhe personave të tjerë.

Autoritet amerikane kërkojnë të dijnë statusin e tyre penal, cili është interesi për hetimin, për çfarë shërbejnë dëshmitë e tyre. Nëse përmbushen kërkesat e tyre, seanca gjyqësore në SHBA është përcaktuar të zhvillohet në 12 Maj dhe mund të realizohet me anë të videokonferencës.

Tragjedia e Gërdecit ndodhi në 15 Mars të 2008-ës. Nga shpërthimi humbën jetën 26 persona.

Klan News