Një gjarpër është filmuar teksa ka kafshuar një bretkosë, por pas disa minutash, pasi ka gjetur pozicionin e duhur e ka gëlltitur të gjithë bretkosën.

Sikurse duket nga video, bretkosa ka bërë disa tentativa për të shpëtuar nga gjarpri. Ajo e ka humbur betejën dhe është “dorëzuar”, pasi e kishte të pamundur të shpëtonte nga goja e grabiqarit.

Më pas gjarpri e kalon bretkosën në stomakun e tij dhe vazhdon “rrugën”.

Në sfond dëgjohet një fëmijë dhe një i rritur teksa shohin dhe filmojnë “luftën” për mbijetesë që bën bretkosa.

/tvklan.al