Policia e Peshkopisë ka sekuestruar 2 armë zjarri kallashnikov dhe 5 karikatorë me 150 fishekë luftarakë, të gjendura në lagjen “Gjok Doci” në vendin e grumbullimit të mbeturinave, në Peshkopi.

Armët janë pikasur nga një qytetar, i cili ka sinjalizuar shërbimet e policisë.

Kjo e fundit ka bërë me dije, se armët e zjarrit janë sekuestruar dhe do të dërgohen në laboratorin kriminalistik shkencor në Tiranë për ekzaminim të mëtejshëm.

Ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personit që ka pasur armët dhe municionin e sekuestruar./tvklan.al