Një person është gjetur i mbytur mëngjesin  e sotëm rreth orës 07:36, në fshatin Borsh të Himarës. Sipas burimeve të policisë  L.A., 66 vjeç, banues në Borsh ka humbur kontaktet me familjarët para tre ditësh.

Nga dëshmitë e familjarëve, ky 66 – vjeçari  vuante nga shëndeti mendor dhe prej tre ditësh ishte larguar nga banesa.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjen./tvklan.al