Demi

Një 21 – vjeçar është raportuar i mbytur në pishinën e shtëpisë së aktores, Demi Moore.

Trupi i viktimës ende të paidentifikuar është gjetur në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Autoritetet thonë se në shtëpinë e aktores në Beverly Hills, Kalifornia është organizuar një festë, por një burim i tha TMZ se asnjë nga familjarët e aktores nuk ishte prezent.

Një fqinj i 52 – vjeçares ka thënë se, fëmijët e saj kanë qëndruar aty për javë të tëra dhe kanë organizuar festa çdo ditë e çdo natë.

Aktualisht policia po heton për shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë./tvklan.al