Mijëra punëtorë u mblodhën në qendër të Seulit duke organizuar një proteste me rastin e Ditës së 1 Majit për të kritikuar politikat e qeverisë dhe për të kërkuar përmirësimin e kushteve të punës.

“Që kur Yoon Suk Yeol mori detyrën, të drejtat e punëtorëve nuk janë respektuar. 140 vjet më parë, kërkesa për një ditë pune 8-orëshe shënoi pikënisjen për punëtorët. Megjithatë, administrata Yoon planifikon të zbatojë orë më të gjata pune, deri në 69 orë, duke hequr të drejtat e punëtorëve.”

Punëtorët  mbanin parulla të ndryshme duke kërkuar që presidenti të largohej dhe të rishikonte ligjet e punës. Në këtë protestë morën pjesë rreth 25,000 punëtorë.

Ndërkohë, në Turqi policët arrestuan protestuesit e 1 Majit që përpiqeshin të marshonin drejt sheshin Taksim në Stamboll.

Historikisht, qytetarët mbanin protesta në këtë shesh në 1 Maj, por të gjitha demonstratat në shesh janë ndaluar gjatë viteve të fundit. Presidenti turk Tajip Erdogan u shpreh të martën se asnjë protestë në sheshin Taksim nuk do të lejohet Ditën e punëtorëve, ndërsa qindra policë të bllokuan të gjitha rrugët që të çonin në shesh.

Klan News