“Gjenerali dhe Playboy” rikthen Bujar Kapexhiun në skenën ku nisi karrierën, sot Teatri Metropol. Ai është autori dhe regjisori i shfaqjes që shkëndijën e parë e morri nga një ndodhi e vërtetë. Vendimi i dy vëllezërve për të botuar revistën “Playboy” edhe në Shqipëri në fillim të viteve 90 dhe qëndrimi i të atit të tyre, një ish ushtarak i rreptë, se është e pamoralshme, i shërbeu Bujar Kapexhiut për të shkruar “Gjenerali dhe Playboy”, një vepër ku autori thotë se spektatori do të shohë veten e tij.

Aktorët që do të sjellin personazhin e gjeneralit të pushuar nga puna pa arsye, të papunit, zëdhënëses, hamallit që ëndërron Evropën, gruas që do të ketë gjithçka që ka komshiu, mësueses së anglishtes që pozon edhe për revistën “Playboy” janë aktorë të ish Estradës së Tiranë dhe brezit të ri të aktorëve.

Rezultati i kësaj komedie, që për mediat aktorët kryesorë interpretuan tre fragmente sa për të ilustruar kronikën, mbetet për mbrëmjen e premierës në 30 Mars. 

Tv Klan