Hamburg

Megjithëse shanset për azil në Gjermani nuk ekzistojnë për emigrantët nga Ballkani Perëndimor, prej janarit të vitit të ardhshëm dyert e tregut të punës do të jenë të hapura për shtetasit e këtij rajoni. Sipas propozimeve të deritanishme në Gjermani, çdo vit nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnjë -Hercegovina mund të pranohen 20 mijë punëtore.

Në një intervistë për “Deutsche Welle” Anete Krame, sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale thotë se “me hyrjen në fuqi të ligjit në vitin 2016 që vlen deri më 2020 do të përfitojë jo vetëm Gjermania, por edhe vendet e Ballkanit Perëndimor”. Ajo thotë se deri tani ekzistojnë dy mundësi për ardhjen e emigrantëve, ose kanë një profesion të posaçëm, për të cilin ka mangësi dhe nevojë në Gjermani. Krame thotë se mundësia më e madhe për punësim ekziston veçanërisht për fushat ku nuk kërkohët ndonjë shkollim i posaçëm.

Tv Klan