gjiknuriMinistri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri i kërkon parlamentit të miratojë në tërësi projektligjin për energjinë, ku parashikohet që debitorëve me më shume se 300 mijë lekë t’u vendoset si barrë hipotekore pasuria e paluajtashme.

Një ditë më parë në parlament deputët e mazhorancës shprehen rezerva për këtë nen të projektligjit, duke e miratuar atë vetëm në parim, por Ministri Gjiknuri tha se ky ndryshim i vjen në ndihmë edhe tregut imobilar.

Seanca e së enjtes vendosi që votimi në tërësi i projektligjit të energjisë të bëhet javën e ardhshme.

Tv Klan