Ish-kryebashkiaku i Kavajës është kallëzuar nga KLSH

Gjykata e Posaçme urdhëroi SPAK të hetojë një kallëzim të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në 2015 ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë.

Çështja u hetua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit, e cila vendosi të pushojë hetimet duke dorëzuar kërkesën në Gjykatën e Durrësit.

Por kjo e fundit nuk mund të dilte me një vendim për shkak të ndryshimeve ligjore dhe cilësive si ish-zyrtar i lartë të Roshit, duke e dërguar atë në Gjykatën e Posaçme në Tiranë.

Pas shqyrtimit të dosjes, gjyqtarja e posaçme Rudina Palloj, vendosi të deklarojë si të papranueshme kërkesën e pushimit të hetimeve dhe i kërkoi Prokurorisë së Posaçme të tërheqë dosjen dhe të regjistrojë procedimin dhe të vijojë hetimet për Roshin dhe ish-zyrtarët e tjerë.

KLSH i kallëzoi këta të fundit për “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelje të barazisë ne tendera” pasi gjeti shkelje pas një auditi në fushën e urbanistikës në këtë bashki.

Tv Klan