Një ditë pasi ka marrë drejtimin e ekipit të Vllaznisë, Ernest Gjoka, tregon objektivat.

 

“Unë kam ardhur të Vllaznia që etapa e parë, të dalim nga ky ngërç ku jemi. Etapa e dytë të ecim gradualisht përpara”.

Sigurisht të shpallet kampion është e vështirë edhe pse ambicia nuk mungon.

 

“Sot të arrish të ndërtosh trofe duhet t’i fillosh gjërat me rradhë dhe shkallë pas shkalle që mos të themi dhe të jemi euforik, që një suadër shkon në trofe menjëherë. Një trepikësh i nesërm është një oksigjen për ne për të kaluar gjithçka jo të mirë që skuadra ka kaluar këtë javë”.

Në Vlorë Flamurtari pret Kamzën. Shpëtim Duros i duhet vetëm 3-pikëshi.

 

“Na duhet patjetër fitorja por në futboll nuk ka asnjëherë patjetër. duhet të reagojmë mirë në fushën e lojës, duke respektuar Kamzën për atë që ka bërë dhe patjetër që alternativa jonë në këto momente është fitorja e tre pikëve”.

Vllaznia – Partizani dhe Flamurtari – Kamza do të luhen këtë të dielë.

Tv Klan