Rita

Zgjedhja e bukuroshes Rita Ora për tu shfaqur në një program televiziv me dekolte super të hapur, ka shkaktuar zemëratë dhe ankesa tek shikuesit, të cilët e kanë konsideruar si të ekzagjeruar dhe të papërshtatshme veshjen e saj.

Këngëtarja me origjinë shqiptare do të jetë një nga mentorët e “The Voice of UK” dhe për këtë arsye ajo ishte e ftuar në programin e mbrëmjes në BBC, “The One Show.

Ajo u shfaq në program me një kostum të bardhë, xhaketa e së cilit ishte vërtetë e hapur, ndërsa poshtë saj nuk mbante veshur asgjë.

Kjo paraqitje e 24 – vjeçares ka ngjallur një debat të fortë tek fansat e këtij programi, ku siç raportojnë mediat britanike, të paktën 399 persona kanë telefonuar stafin e BBC për t’u ankuar për veshjen e saj.

Ata e kanë konsideruar mungesë etike dhe aspak të përshtatshme një veshje të tillë në një program që ndiqet nga çdo moshë.

tvklan.al/e.k