Një Gjykatë serbe shpalli fajtor katër serb të rinj për djegien e Ambasadës Amerikane gjatë protestave për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Tre prej tyre u liruan në mungesë të dëshmisë. 

Por, asnjë nga ta nuk është dënuar me burg në procesin e përsëritur që ngelet pengesë në marrëdhëniet e Serbisë me SHBA. Në vëzhgim të madh vendimi ka qenë edhe më i butë se sa herën e parë, dy vjet me kusht. Mbrojtja e konsideron se ky rast i rend, mbi të gjitha, është dashur të zgjidhet politikisht. 

“Kjo është edhe vepër penale, por duhet ditur a janë fajtor ata që dhanë urdhër të largohej sigurimi para ambasadës apo një grup i të rinjve që kanë hedhur gur dhe ulëritur para saj”.

Gjykata ka ngritur këtë vit edhe një akuzë ndaj 5 policëve pasi konsiderohet se nuk kryen detyrën duke u larguar nga mbrojtja e ambasadës. Dëmi i shkaktuar ishte 900 mijë euro, por Uashingtoni kërkon drejtësi dhe jo dëmshpërblim. 

Tv Klan