Gjykatësi Shkëlqim Miri ka apeluar masën e sigurisë “arrest me burg” dhënë një javë më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Miri pretendon se 34 milionë lekët e gjetura në banesën e tij janë të të afërmve.

Në dosjen e dorëzuar në Apel, avokatët sqarojnë se klienti i tyre vuan nga probleme shëndetësore dhe nuk mund të qëndrojë në burg.

Sipas prokurorisë, në këmbim te 20 mijë Eurove gjykatësi ka lënë në fuqi një vendim të Gjykatës së Matit për Gentian Dodën.

Fillimisht Gjykata e dënoi me 20 vite burg për një vrasje të dyfishtë në vitin ‘97, por në Shtator të 2016-ës e konsideroi atë plagosje të rëndë. Përfundimisht Doda u dënua me 8 vite heqje lirie.

Tv Klan