Komisariati i Policisë së Lushnjes nuk sjell dëshmitarët e akuzës në gjyqin e Bandës së Lushnjes. Në senacën e 6-të gjyqësore e ashtquajturës Banda e Lushnjes janë paraqitur vetëm 5 nga 32 dëshmitarët e thirrur nga akuza. Në seancën e kaluar trupi gjykues i kryesuar nga Taulant Tafa, i dërgoi një shkresë Komisariatit të Policisë Lushnje për sjelljen e dëshmitarëve, mirëpo vetëm 5 nga 32 të kërkuarit u paraqitën sot në sallën e gjyqit. Sipas Komisariatit të Lushnjes, 11 dëshmitarë qëndojnë të fshehur, 3 janë të sëmurë dhe të tjerët ndodhen në vende të tjera.

Dy prokurorët e çeshtjes Dritan Gripçi dhe Përparim Hasa, sot iu shtua dhe prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Isa Jata. Veç prokurorëve të çeshtjes, kërkesë për të sjellë dëshmitarë në sallë, iu bashkuan sot dhe avokatët mbrojtës. Ata kërkuan ndërhyrjen e shtetit që nëpërmjet ambasadave dhe konsullatave të identifikojnë dhe ekstradojnë dëshmitarët. 4 dëshmitarë si dhe vëllai i Aldo Bares, Zyber Shkurti, nuk do të paraqitet si dëshmitar me kërkesë të vetë prokurorëve./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj