Një gjyshe australiane i ka shpëtuar dënimit me vdekje në Malajzi pasi ishte arrestuar për trafik droge.

Maria Elvira Pinto Exposto ishte arrestuar në aeroportin e Kuala Lumpur në Dhjetor 2014 me 1.1 kilogramë metamfetaminë.

Në gjykatë ajo pranoi se në bagazhet e saj ishte gjetur drogë, por nuk ishte në dijeni se kishte lëndë narkotike. Edhe avokati i saj mbrojtës deklaroi se gruaja kishte rënë pre e mashtrimeve. Gjykata u bind nga arsyetimet e mbrojtjes dhe e shpalli të pafajshme.

Në Malajzi, dënimi me vdekje është i detyrueshëm për trafikun e drogës. Kushdo që kapet me të paktën 50 gram drogë, konsiderohet një trafikant.

/tvklan.al