Muhamet Rrumbullaku, kandidati kryesor për të marrë detyrën

Gledis Nano ka dhënë dorëheqjen nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Burime ende te pakonfirmuara thanë për Tv Klan se ai i ka paraqitur dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Motivacioni i lënies së detyrës nuk dihet ende.

Televizioni Klan mëson se kandidati kryesor për të marrë detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë është Muhamet Rrumbullaku, i cili aktualisht mban detyrën e Drejtorit të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.

Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano e mori detyrën në Tetor 2021 duke zëvendësuar Ardi Veliun.

Tv Klan