Dy të rinj 19 dhe 21 vjeç janë arrestuar nga policia e Fierit për goditjen e një punonjësi të ujësjellës kanalizimeve për shkak të detyrës.

Sipas policisë, Selami dhe Edison Rërëza, të dy banues në fshatin Vlosh të Roskovecit, u arrestuan në flagrancë pasi goditën 53-vjeçarin me iniciale F.M., punonjës i ujësjellës kanalizimeve Roskovec.

Dy të rinjtë akuzohen për goditje për shkak të detyrës, e kryer në bashkëpunim.

/tvklan.al