Moti i keq që ka përfshirë papritur vendin nuk ka kaluar pa shkaktuar edhe lëndime në njerëz.

Gjatë ditës së sotme, një grup turistësh, mes tyre dhe të huaj kanë mbetur të lënduar për shkak të rrufesë që ra fare pranë vendit ku ata ndodheshin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15.00 në “Bjeshkët e Grevës” , mbi fshatin Ilnic të Dibrës.

Turistët, 3 të huaj dhe 3 shqiptarë kishin shkuar për piknik, kur sipas policisë, janë përballur me motin e keq me shi, stuhi e rrufe dhe në përpjekje për t’iu shmangur stuhisë janë futur në një vend të mbrojtur nga shiu.

Por disa metra më tej ka rënë një rrufe e për pasojë ata kanë marrë dëmtime të lehta.

Policia lokale mësohet se shkuar menjëherë në ndihmë të tyre duke i transportuar në spitalin e Dibrës. Turistët kanë marrë ndihmën e parë mjeksore dhe nuk kanë shfaqur probleme serioze për shëndetin, por për shkak të tronditjes personeli mjekësor do t’i trajtojë me ndihmë edhe për 24 orët në vijim./tvklan.al