Një punonjës policie i cili ndodhej në qendrën e votimit nr.3254 në Mallakastër është goditur me gur nga një person. Zyrtarisht policia njofton se ka arrestuar 49-vjeçarin Besnik Caushaj, banues në fshatin Drenovë të Mallakastrës, si autor të kësaj ngjarje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:10 në ambientet e brendshme të oborrit të shkollës 9-Vjecare “Beqo Caushi” Drenovë.

Punonjësi i policisë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte paraqitur në qendrën e votimit sipas planizimit të shërbimit, në pritje për të marrë në ruajtje qendrën e votimit.

Policia thotë se autori ishte në gjendje të dehur. Ai shkatërroi edhe xhamat e kësaj shkolle si dhe një mjet tip “Benz” me targa AA 044 OC, që i përket punonjësit të policisë.

Besnik Caushaj akuzohet për shkatërrim prone dhe goditje për shkak të detyrës.

/tvklan.al