Një nga autorët e grabitjes së turistëve austriakë, u arrestuan nga policia e Pukës, mbrëmjen e të shtunës.

Zamir Pejtra 33 vjeç, banues në Fushë- Arrëz, u ndalua nga oficerët e komisariatit të Policisë së Pukës me akuzën e grabitjes me armë në bashkëpunim. Pjetra u gjet në banesën e tij në Fushë- Arrëz dhe menjëherë u shoqërua nga blutë e Pukës.

Po ashtu veç tij u shoqëruan edhe 8 persona të tjerë të dyshuar për tendencat e tyre kriminale të vjedhjes me dhunë.

Gjatë ballafaqimit për njohje të dy turistët austriakë, kanë njohur Pjetrën mes disa të shoqëruarve. Policia po heton për personin e dytë të përfshirë në vjedhjen e turistëve austriakë.

Dy turistët u sulmuan mbrëmjen e të premtes në Fushë- Arrëz të Pukës, nga dy persona me armë dhe me maska, ndërsa po pushonin gjatë rrugës. Turistët denoncuan në mëngjesin e të premtes në Policinë e Tropojës rastin.

Tv Klan