I.L. i arrestuar në Dhjetor të vitit të kaluar për grabitjen e një kazinoje në Tiranë pranë “Zogut të Zi” është dërguar në gjyq. Mbi 46 -vjeçarin rëndojnë akuzat e vjedhjes me dhunë dhe armëmbajtjes pa leje.

Sipas hetimit të kryer, I.L. ka qenë duke luajtuar dhe ka humbur paratë që kishte. Menjëherë ka shkuar tek kasieri i kazinosë ku ka thyer edhe 500 euro. Pasi i ka humbur dhe ato ka shkuar përsëri tek kasieri duke i thënë se donte të thyente përsëri euro por nuk kishte dëshirë që ta shihnin klientët e tjerë. Por punonjësi nuk e ka lejuar këtë dhe I.L. ka nxjerrë pistoletë duke i thënë që ti jepte paratë ose ndyrshe do ta vriste. Pasi ka marrë 500 euro dhe 30 mijë leke ai është larguar nga aty.

Por 46 – vjeçari nuk është larguar shumë nga vendi i krimit pasi ka shkuar për të luajtur përsëri në një kazino në rrugën “Mine Peza”. Aty ai është konfliktuar me një lojtar tjetër dhe i ka kërkuar punonjësit të sallës që ta largojë atë se ndryshe do ta vriste. Pas këtij momenti është njoftuar policia e cila ka arerstuar në flgrancë I.L. . Pistoleta është sekuestruar dhe nga raporti balistik është faktuar se ajo nuk mund të kryente qitje për shkak të një defekti.

/Tv Klan