Tentativa për të grabitur një shtëpi ka përfunduar keq për grabitësin shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Glyfada të Athinës mëngjesin e djeshëm. Shtypi grek raporton se një 28-vjeçar shqiptar dhe bashkëpunëtori i tij, një 18-vjeçar grek, hynë në banesën e një të moshuari 88-vjeçar për të grabitur.

Duke e kërcënuar, 28-vjeçari detyroi të moshuarin për t’i treguar ku mbante paratë dhe sende të tjera me vlerë. Pasi u futën në banesë, 88-vjeçari nxorri armën që mbante në shtëpi dhe qëlloi në dorë grabitësin shqiptar, duke e lënë të plagosur.

Ai u dërgua në spital për ndihmë mjekësore dhe më pas u arrestua nga policia, së bashku me 18-vjeçarin. Në pranga ra edhe i moshuari 88-vjeçar që qëlloi me armë shqiptarin, deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al