Grezda dhe Llullaku premtojnë maksimumin, Shqipëria zgjedhje e parë për dy kosovarët

Eros Grezda dhe Azdren Llullaku ishin dy surprizat e listës së De Biassi-t për sfidat me Liechetnstein dhe Spanjën. Grezda ka luajtur më parë me shpresat dhe aktivizimi me kombëtaren A e motivon edhe më shumë mesfushorin 22-vjeçar.

Eros Grezda (Futbollist i Kombëtares): “E kam pritur për një kohë të gjatë, pas një sezoni të mirë që pata sezonin e kaluar. Ky është rezultati i punës time dhe do ta shfrytëzoj në maksimum.”

Azdren Llullaku kthehet te Kuqezinjtë pas 3 vitesh. Kosovari që luan me Gaz Metan në kampionatin rumun nuk e fsheh se ishte në pritje të ftesës nga De Biassi

Azdren Llullaku (Futbollist i Kombëtares): “Jam shumë i kënaqur për këtë thirrje. Unë isha me Kombëtaren në 2013, por nuk u aktivizova. E kam pritur këtë fetsë shumë dhe shpresoj që të ndihmoj sa më shumë ekipin.”

Grezda shënoi 2 gola në takimin e së shtunës me ekipin e tij Lokomotiva Zagreb, një paraqitje që është vënë re edhe nga stafi i Kombëtares.

Eros Grezda (Futbollist i Kombëtares): “Tramezzani në uroi për gola dhe është një ndjenjë e mirë kur shënon para grumbullimit dhe i sjell ekipit fitore dhe jam shumë i entuziazmuar”.

Llullaku që po kalon një formë të mirë në këtë sezon pranoi se nuk mendonte për fanellë tjetër përveç Shqipërisë gjatë këtyre viteve.

Azdren Llullaku (Futbollist i Kombëtares) : “E kam pritur shumë ftesën nga Kombëtarja kam shokë si Basha, Agolli, Abrashi dhe kam raporte të mira me De Biassi dhe Tramezzani dhe jam shumë i kënaqur.”

Shqipëria do të luajë të enjten në fushën e Liechetnstein, një fitore e detyrushme, ndërsa të dielën e ardhshme do të përballet me Spanjën në Shkodër. Grumbullimi i Kombëtares do të nisë të hënën pasdite në Vaduz.

Tv Klan

Kategori
Lajmet KryesoreSportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*