Mohammed Allie i BBC-së është një nga miliona njerëz që përpiqen të shmangin Day Zero (Ditën Zero), ditën që çezmat në qytetin e Afrikës së Jugut të Cape Town do të shterojnë. Në një rrëfim për BBC, ai tregon se si rrjedh jeta kur nuk rrjedh uji.

“Gruaja ime nuk e përdor më dushin. Në vend të kësaj, ajo vë në zjarr 1.5 litra ujë dhe e përzien atë me rreth një litër ujë rubineti, ndërkohë që pjesa tjetër e familjes lahet me kova që rrinë të mbushura në tualet.

Për sa i përket ujit të tualetit, që më përpara përdornim 6 litra ujë vetëm për një herë që tualeti vihej në përdorim, tanimë ai është pakësuar shumë.

Ashtu si shumica e banorëve të Cape Town, familja ime prej katër vetash ka parë nevojën për të ndryshuar mënyrë e rezervimit të ujit. Një kovë dhe enët janë bërë mjete thelbësore për mua dhe fëmijët e mi kur bëjmë një dush të shpejtë prej dy minutash. 

Në kulmin e verës, situata është akoma më keq”.

Një thatësirë e rëndë e ka detyruar bashkinë e qytetit të kufizojë konsumin e ujit në 50 litra për person në ditë, në përpjekje për të vonuar atë që është bërë e njohur si Dita Zero, e cila është caktuar për në 12 prill, kur furnizimi me ujë do të mbyllet.

Nuk është e lehtë për të reduktuar në vetëm 50 litra në ditë për person: WaterWise e Afrikës së Jugut vëren se një dush tipik përdor 15 litra në minutë, ndërsa një tualet standard konsumon 15 litra.

Por dështimi për t’iu përmbajtur limitit do të thotë vetëm një gjë: Dita Zero do të afrohet edhe më shumë në qytetin e më shumë se katër milionë njerëzve.

/tvklan.al