Në vitin 1991, Ferrer udhëtoi në Meksikë për të parë eklipsin e saj të parë total diellor. Që atëherë, ajo ka udhëtuar në të shtatë kontinentet dhe gjashtë oqeane për të parë 20 eklipse diellore totale dhe Ferrer nuk ka humbur asnjë që nga viti 1998. Ajo është një ndjekëse krenare e eklipsit.

Eklipsi total i diellit që ndodhi në 8 Prill, gjeneroi emocione mes vëzhguesve në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

E gjithë Amerika e Veriut, nga Meksika në Kanada, u ndal të martën për disa orë për të admiruar eklipsin e plotë diellor, i pari i shekullit që kaloi të tre vendet, pas atij të vitit 2017 që errësoi kryesisht Shtetet e Bashkuara.

Shkollat nuk zhvilluan mësim në mënyrë që nxënësit të shijonin së bashku me prindërit këtë ngjarje të rallë qiellore, ndërsa një pjesë e stadiumeve, por edhe e parqeve u mbushën plot me njerëz për të shijuar spektaklin e eklipsit.

Pasi kaloi në paqësor, eklipsi i plotë preku për herë të parë tokën rreth orës 11 me orën lokale në qytetin Mazatlan në Meksikë, ku dita u bë natë, ndërsa turmat shpërthyen në brohoritje dhe duartrokitje kur hëna mbuloi plotësisht diellin.

Midis tyre është një fanatike e eklipsit që ka ndjekur 20 eklipse totale diellore në mbarë botën: Leticia Ferrer, një grua 63-vjeçare që jeton në Teksasin e Veriut.

Në vitin 1991, Ferrer udhëtoi në Meksikë për të parë eklipsin e saj të parë total diellor. Që atëherë, ajo ka udhëtuar në të shtatë kontinentet dhe gjashtë oqeane për të parë 20 eklipse diellore totale dhe Ferrer nuk ka humbur asnjë që nga viti 1998. Ajo është një ndjekëse krenare e eklipsit.

“Është një ndjenjë e tillë në shpirtin tim, saqë jam shumë mirënjohëse që jam atje dhe kaq e lumtur që e shoh. Unë jam e varur nga kjo ndjenjë, duke qenë se, për ato pak sekonda apo minuta, duke qenë një me universin dhe duke qenë vërtet e pranishme dhe duke e ndjerë atë. Jeta ime matet me eklipse.”

Ferrer, e cila ka gjithashtu një podcast me temën e eklipsit të quajtur “Totality Talks”, nga klikueshmëria mbledh para për shpenzimet e udhëtimit dhe sigurohet që të marrë pushime për eklipset totale diellore.

Ndryshe nga eklipset e tjera totale diellore, Ferrer dhe bashkëshorti i saj Daniel Brookshier nuk udhëtuan për ngjarjen e 8 Prillit, sepse zona e Dallasit ku ata jetojnë ishte brenda shtegut të tërësisë së eklipsit. Ferrer tha se kjo nuk ka ndodhur që nga viti 1878.

“Pra, e para në Amerikën e Veriut ishte viti 1991. E dyta në Amerikën e Veriut ishte në vitin 2017, dhe kjo është e treta. Por unë kam qenë në Evropë për njërën prej tyre. Tani kam shkuar dy herë në Afrikë, në Australi tre here, në Antarktidë dy here dhe në Azi tre herë. Oh, kam kaluar dhe disa oqeane në mes të Atlantikut si dhe në mes të Paqësorit. Nuk ishte askund në tokë.”

Për të rritur ndërgjegjësimin për ngjarjen e ardhshme qiellore, Ferrer ka udhëtuar në të gjithë Teksasin duke folur me shkollat, organizatat e komunitetit dhe këdo që do të dëgjojë.

“Kjo është arsyeja pse unë kam folur me shkollat, dhomën e tregtisë, këdo që është i gatshëm të dëgjojë, këdo që dëshiron të flasë për të mësuar më shumë rreth eklipsit diellor, mbaj fjalime, sepse ky është qëllimi im, është të marr më shumë njerëzit e interesuar që ata të mos e humbasin këtë mundësi të mrekullueshme.”

Para se të ndodhte eklipsi i diellit Ferrer bëri një prezantim për nxënësit e klasës së katërt dhe të pestë në shkollën fillore Frank Moates në zonën e Dallasit.

“Ishte interesante ta shihje atë dhe, si për shembull, sesi dielli, Toka dhe Hëna ishin, të rreshtuara në një vend. Dhe thjesht më pëlqeu shumë.”

“Ishte pak e frikshme sepse dukej errërisë gjatë ditës. Nuk kisha parë kurrë eklips më parë.”

“Mamaja bëri byrek në formën e hënës, ndërsa motra ime dhe gjyshja erdhën për t’a parë eklipsin diellor.”

Ferrer ka ndjekur ëndrrën e saj për të parë çdo eklips të plotë diellor përmes ngjarjeve sfiduese të jetës. Në vitin 2017, ajo vonoi një procedurë pas një diagnoze kanceri atë verë.

Ajo udhëtoi në Argjentinë në vitin 2010 për një eklips total diellor pasi burri i saj i parë John Echols vdiq atë vit.

“Miqtë dhe familja ime e dinë se kur mund të ndodhë një eklips total diellor. Ata më thonë përherë ‘Leticia po shkon, Leticia po shkon’. Por edhe unë kam patur disa gjëra në jetën time që ishin një lloj sfide. Njëra është kur burri im i parë vdiq në qershor në vitin 2010, e konsiderova seriozisht që të shkoja. Kishte një eklips të plotë diellor në Amerikën e Jugut, për të cilin as që kisha rezervuar, sepse kishim të bënim me problemet e tij shëndetësore. Unë thjesht thashë: ‘E dini çfarë? Unë pashë ëndrrat e tij të vdisnin me të, dhe nuk do t’i lë ëndrrat e mia të vdesin, kështu që unë shkova në 2010 vetë.”

Një vit më vonë, Ferrer takoi bashkëshortin e saj aktual Daniel Brookshier në uebsajtin e takimeve eHarmony, ku në mënyrë eksplicite e bëri misionin e saj për të parë qartë çdo eklips diellor total në profilin e saj.

“Pasi vdiq burri im i parë, një vit më vonë u futa në eHarmony dhe në profilin tim eHarmony, vendosa ‘Dua të shoh çdo eklips diellor total në faqen e planetit deri në ditën që të vdes. Danieli ishte ai që shkoi përpara dhe më kërkoi në internet, pa videot e mia dhe tha, ‘Kjo është shumë e bukur’ dhe më pas kontaktoi me mua dhe ne kemi qenë bashkë që atëherë.”

Brookshier ka humbur vetëm dy eklipse diellore që kur takoi Leticia: një gjatë pandemisë COVID në 2020 për shkak të diabetit të tipit 1 dhe tjetri në Oqeanin Antarktik sepse ai nuk donte të përjetonte valët masive të diellit.

“Epo, unë, as që e kuptova derisa filluam ta bënim këtë gjë. Dhe është shumë përpjekje të shoh një eklips dhe thjesht nuk e kisha idenë. Mendoj se ky do të jetë eklipsi i parë që nuk na është dashur të marrim dy aeroplanë të paktën për të arritur, ose në një udhëtim të gjatë dhe dy autobusë dhe çfarëdo qoftë për të arritur.”

Ferrer tha se shpreson të arrijë moshën 103-vjeçare për të parë eklipsin e saj të plotë të 50-të diellor.

Përafërsisht pesë milionë njerëz udhëtuan në zonat ku mund të shihej eklipsi total, ndërsa mbi 32 milionë njerëz të tjerë në Meksikë, SHBA dhe Kanada patën mundësinë të shijonin eklipsin i cili në total zgjati rreth 4 orë, duke rrugëtuar nëpër kontinent.

Ndër personat që ndoqën me kuriozitet këtë ngjarje ishin edhe presidenti Xho Bajden, Udhëheqësi i shumicës në Senatin amerikan, Chuck Schumer, si kryeministri kanadez, Justin Trudeau.

Klan News