Thethi një nga bukuritë e veriut ka patur një rritje të konsiderueshme të numrit të turistëve vetëm pas përfundimit të rrugës që të çon në këtë fshat në Alpet e Shqipërisë. Por pjesa tjetër e fshatrave të Dukagjinit vuajnë nga mungesa e infrastrukturës.

Aktualisht një pjesë e rrugës së Ndërlysjat ka përfunduar, aktualisht puna po vijon në lotin e dytë të rrugës së Dukagjinit që është inspektuar dhe nga kryeministri.

Kryeministri thumbon paraardhësit e tij demokratë se nuk investuan asnjëherë për zona si Thethi.

Kryeministri Rama, ka diskutuar me banorë të zonës edhe për programin më të ri për turizmin që parashikon një paketë mbështetje për investimet në këtë zonë.

Ajo parashikon të nxisë kthimin e banorëve të kësaj malësie që aktualisht jetojnë jashtë për t’u rikthyer në vendlindje dhe për të investuar në sektorin e agroturizimit duke u mbështetur me fonde nga qeveria.

Tv Klan