Çështja e marrëveshjes së kufirit detar me Greqinë është bërë pjesë edhe e mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike e zhvilluar pasditen e së martës.

Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura mësohet se kryetari i PD-së, Basha ka mbrojtur marrëveshjen e bërë në vitin 2009, të rrëzuar më pas nga Gjykata Kushtetuese.

Ndërsa ish-Kryeministri Berisha ka thënë se qeveria po fal detin dhe se duhen kërkuar shpjegime lidhur me pretendimet qe ka ngritur Ministri i Jashtëm, grek Kocias.

Sipas Berishës, nëse ato pretendime janë të vërteta, marrëveshja nuk duhet të mbështetet.

Tv Klan