Roza Lati së fundmi ka udhëtuar drejt Dubait me një mikeshën e saj, ku kanë kaluar disa ditë mjaft të bukura, kanë pushuar dhe janë qetësuar duke lënë mënjanë përditshmërinë e tyre. Ajo është ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të rrëfyer eksperiencën e saj në këto pushime, ku veçoi momentin që kishte takuar Nusretin. Ajo shprehet se ai ishte një njeri shumë simpatik, joshësh dhe e di shumë mirë se çfarë njerëzit duan. Gjithashtu Roza tregoi se gjëja e parë që mësoi kur shkoi në Dubai ishte si i thonë fjalës “motherf*cker” në arabisht. Ajo shprehet se e përdorte këtë fjalë kudo që shkonte për t’u argëtuar.

Rudina Magjistari: Pse ky Dubai është kaq i kërkuar sepse nuk ke qenë i vetmi personazh që zgjodhe Dubain në pushimet e dimrit.

Roza Lati: Unë dhe mikesha ime donim si fillim të shkonim në Spanjë, por për të shkuar në Spanjë duhet të merrnim një tip garancia nga Spanja që ne po shkonim për punë, domethënë çështja e Covidit është pak problematike përsa i përket Europës, kështu që nëse do donim të shkonim diku për të pushuar, për t’u relaksuar afër plazhit bëheshe fjalë vetëm për këto vendet islamike.

Rudina Magjistari: Si kalove në Dubai?

Roza Lati: U kënaqa, e para e punës një herë sa vajta në Dubai thashë të mësoj si i thonë fjalës “motherf*cker” në arabisht.

Rudina Magjistari: Po pse atë fjalë dhe jo për shembull përshëndetje, si jeni, ose faleminderit?

Roza Lati: Jo jo, Roza Lati nuk është për ato. Roza Lati është direkt e në temë. E i thashë ore si i thoni “motherf*cker” në arabisht? Sa mësova fjalën, sa porosisja kafen, kur pyesja ku të marr taksinë e të gjitha thoja një herë fjalën pastaj pyesja.

Rudina Magjistari: Po pse?

Roza Lati: Njerëzit qeshnin, po se ishin shumë të hutuar, ishin shumë të hallakatur dhe duhet t’i tërhiqja vëmendjen të shërbenin sepse kishte goxha intensivitet me thënë të drejtën. Nuk e di pse kishte aq shumë turistë. Unë kam qejf të bëj shaka, e kisha ndarë mendjen që do shkoja për të qeshur, kështu që e nisa me humor. /tvklan.al