Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE ka zhvilluar një takim me fokus tek  shteti i të së drejtës në Procesin e Berlinit. I pranishëm, ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani flet për rëndësinë që ka për qeverinë shqiptare forcimi i institucioneve të drejtësisë.

“Në fjalën time referova arritjet e Shqipërisë në reformën gjithëpërfshirëse të sundimit të ligjit, me krijimin e institucioneve të pavarura të gjyqësorit, ngritjes së strukturave të posaçme kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe rezultatet e prekshme dhe të qëndrueshme të këtyre reforma”.

E pas hapave që po hedh Shqipëria, Hasani mendon se tani është radha e Brukselit të tregojë mbështetjen e tij për këto reforma dhe të vendosë datën për konferencën e dyte ndërqeveritare.

“Ajo që duhet të arrijmë sa më shpejt është mbajtja e konferencës së dytë ndërqeveritare, që nis negociatat me grupkapitujt themelorë të sundimit të ligjit dhe institucioneve demokratike. Ritheksova se bashkëpunimi rajonal në reformat e sundimit të ligjit, është po aq thelbësor sa dhe përpjekjet tona në planin e brendshëm”.

Tv Klan