Komisioneri Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn tha sot në Bruksel se “nuk duhet të rrezikohet ajo që tashmë është arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit” dhe se “duhet të shikohet përpara, e jo prapa”.

Këto komente ai i bëri me të arritur në takimin e sotëm të  shefave të diplomacisë së Bashkimit Evropian duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për tensionin mes Prishtinës dhe Beogradit prreth parandalimit të trenit nga Serbia për të hyrë në Kosovë dhe deklaratat e presidentit serb,  Tomislav Nikoliç se “do të ishte gati për të dërguar ushtrinë në Kosovë, nëse do të rrezikohej jeta e serbëve”.

I pyetur se nëse Serbia po kthehet prapa në kohë me këtë çështje, Hanh tha: “të gjithë ata që shikojnë prapa nuk shikojnë përpara”. Klan Kosova.

Në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së tema  kryesore është kriza  në Siri, ndërsa nuk pritet të diskutohet mbi Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin./Klan Kosova