Hahn uron Ramën për formimin e qeverisë: Ju presin përgjegjësi të mëdha



“Përgëzoj Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për formimin me sukses të qeverisë. Përgjegjësi të mëdha për të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve“. Ka qenë ky urimi që Komisioneri Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn i ka drejtuar Kryeministrit Edi Rama, me anë të një postimi në Twitter.

Ndërsa, pas takimit që pati me vëzhguesit e OMN në Bruksel, në një tjetër postim Komisioneri Hahn e konsideroi prezencën e tyre si një hap të suksesshëm për implementimin e procesit të Vetting -ut. 

“Mirëpres prezencën e ONM,  si një hap përpara për implementimin me sukses të procesit të Vetting -ut dhe i uroj skuadrës sa më shumë sukses”.

Ndërsa në një tjetër reagim, Hahn shkroi: “I lumtur që takova vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) për Shqipërinë. I Impresionuar nga profesionaliteti dhe diversiteti i skuadrës“./tvklan.al

Kategori
Lajmet KryesorePolitikaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*