Në Seattle të SHBA ka startuar projekti i Amazon Go, që është një supermarket pa kasa dhe kasierë, pra pa radhë dhe humbje kohe. Kontrolli i llogarisë së klientëve është në dorë të një grupi sensorësh të lidhur më një software të inteligjencës artificiale.

Funksionimi i supermarketit automatik që është një lloj testimi, është i thjeshtë. Klienti hyn, dhe nëpërmjet një aplikacioni në celular identifikohet nga programi i lidhur me supermarketin, dhe vijon blerjet të cilat janë të gjitha të survejuara nga shumë telekamera dhe artikujt të lidhur me sensorë.

Më pas në dalje, nëpërmjet aplikacionit mbërrin në telefon llogaria, duke u bazuar në lidhje korrekte dhe të saktë te klientit dhe artikujve të marrë.

Klan Plus