Një hartë ku tregon vendet më të rrezikshme në botë, është publikuar nga “Daily Mail”, ku mes tyre renditet edhe Shqipëria.

Vendet kur termi “rrezik” pothuajse është i panjohur janë vendet skandinave si: Norvegji, Finlandë dhe Suedi.

Këto vende janë futur në listën jeshile e cila konsiderohet si lista me vendet më rrezikshmëri shumë të ulët.

harta 2

Shqipëria renditet në nivelin e “ulët”, që do të thotë nuk listohet si vend i rrezikshëm. Ndërsa Kosova paraqitet me ngjyrë portokalli që tregon dhe vendet me rrezikshmëri mesatare.

Vendet më të rrezikshme janë vënë në listën e kuq, të cilët renditen si vende shumë të rrezikshme. Të parët në listë në këtë hartë, janë vendet si: Siria, Afganistani, Jemeni dhe Timbuktu.

Pjesë e vendeve të “kuqe” janë edhe destinacionet turistike si Meksika, Kolumbia e Egjipti.

Harta është projektuar për të njoftuar udhëtarët lidhur me nivelin e rrezikut që përballen kur vizitojnë destinacionet në mbarë botën./tvklan.al