Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka uruar Presidentin e ri të Shqipërisë Ilir Meta.

Thaçi dhe Meta biseduan për perspektivën evropiane të dy vendeve.

“Sot zhvillova një bisedë telefonike me Presidentin e ri të Shqipërisë, z. Ilir Meta, të cilin e urova për detyrën e re.

Bashkëbiseduam për rëndësinë e përkushtimit tonë në forcimin e sundimit të ligjit dhe demokracisë, si dhe për perspektivën evropiane të dy shteteve tona. Kosova dhe Shqipëria do të vazhdojnë t’i qëndrojnë gjithmonë përkrah njëra-tjetrës”, t

huhet në mesazhin e urimit të Presidentit Thaçi.

/tvklan.al