heritage-map

Në studim i “Fondacionit Heritage” vlerëson se liria ekonomike në Shqipëri ka një ngadalësim në treguesit e saj për vitin në vijim.  Shqipëria renditet e 29 – ta ndër 43 vende europiane dhe 63 – ta mes 178 shteteve të botës të përfshira në hulumtim, me një zbritje prej 9 vendesh në renditjen e përgjithshme.

Shqipëria bën pjesë në grupin e tretë të vendeve në shkallë globale, ku ekonomia është përgjithësisht e lirë.

Në total, performanca e vendit tonë është ulur me 1.2 pikë në raport me një vit më parë, me një total prej 65.7 pikësh, por qendron mbi mesataren botërore.

Raporti shqyrton 10 tregues.

Lira e të bërit biznes ka nisur rënien që prej 2013 deri në këtë muaj të parë të 2015, duke arritur në vendin e 65 – të me 70.6 pikë, mbi mesataren botërore.

Liria e tregëtisë ka një rritje të lehtë nga 2014 në 2015. Vendi renditet i 37 – ti dhe është mbi mesataren botërore.

Liria fiskale ka pësuar një rënie nga 92.7 pikë që shënonte një vit me parë, në 87.2 pikë.

Përkeqësim ka në lirine ndaj korrupsionit. Shqipëria zë vendin e 118, një prej pozicioneve më negative prej vitit 2003 dhe ndodhet nën mesataren botërore. Një vit më parë zinte vendin e 101 – të.

Edhe liria e pronës vijon të ketë tregues negativë. Shqiperia gjendet në vendin e 93 që prej 2013 dhe ka qenë gjithnjë poshtë mesatares që prej 1995 kur ka nisur hartimi i këtij Raporti të përvitshëm.

Rënie ka pësuar edhe liria e investimeve, nga 75 pikë sipas vlerësimit të vitit të kaluar, në 70 pikë, duke u renditur në vendin e 47-të në shkallë globale.

Shpenzimet buxhetore kanë pësuar rritje të lehtë, nga 75.6 pikë në 76.1 pikë.

Për lirinë financiare vijojmë prej 2006 të mbetemi në të njëjtin pozicion, në vendin e 19.

Reformat në sektorin monetar kanë vlerësim pozitiv përgjatë 2 viteve të fundit. Ndersa treguesi që mat tregun e punës, edhe pse me në përmirësim, e rendit shqiperine në vendin e 126, nën mesataren globale.

Tv Klan