Manchester United do të marrë pjesë në grupet e Europa League. Shorti e vendosi në Grupin A, ku ndodhen edhe Fenerbahçe, Feyenoord dhe Zorya.

Rivalë interesantë për ekipin e Jose Mourinho, pretendent për ta fituar këtë aktivietet. Schalke është shortuar në Grupin I sëbashku me Salzburg e Krasnodar, dy rivalë të Partizanit në këtë sezon të kupave të Europës dhe Nice.

Inter ndodhet në Grupin K dhe do të rivalizojë me Sparta Praha, Southampton dhe Hapoel Beer-Sheva. Në këtë fazë të Europa League nuk ka ekipe shqiptare, por nuk mungojnë lojtarë të Kombëtares. Viktoria Plzen e Ergys Kaçes do të luajë me Roma, Austria Wein dhe Astra Giurgiu. Qarabag i Ansi Agollit do të përballet me Fiorentina, PAOK dhe Liberec. Zurich edhe pse zbriti në ligën e dytë në Zvicër merr pjesë në grupet e Europa League si fitues i Kupës së Zvicrës.

Ekipi i Armando Sadikut dhe Burim Kukelit do të sfidojë Villarreal, Steaua Bucuresti dhe Osmanlispor. Faza e grupeve do të nisë më 15 shtator dhe do të përfundojë me finalen e 24 Majit në Solna.