Triumfojnë babë e bir dy ditë, 12 orë e 50 sekonda në ajër

Babai Wilhelm dhe djali i tij Benxhamin Eimers u shpallën kampion të Kupës së 65-të të aeronatikës, në garën e balonave me gaz. Baloni i gjermanëve u nis të premten e 2 Shtatorit në St Gallen të Zvicrës, për ta mbyllur garën pranë bregut bullgar të Detit të Zi pranë kufirit turk.

Një garë që zgjati për dy ditë, 12 orë e 50 sekonda, me balonin e babë e birë që fluturoi përgjatë kufirit midis Gjermanisë dhe Austrisë dhe përmes Hungarisë, Serbisë, Rumanisë dhe Bullgarisë.

Distancë e llogaritur në 1527.36 kilometra, për të kurorëzuar Wilhelm, 72-vjeçar për herë të pestë kampion në 29 pjesëmarrje, teksa ai ka fituar edhe nëntë medalje argjendi dhe një bronz. Ndërkaq, djali i tij, 37-vjeçar triumfoi për herë të parë në pjesëmarrjen e tij të pestë. Kjo është hera e parë që babë e bir triumfoi në këtë garë, e cila është edhe më e vjetra në botë. Vendi i dytë shkoi për një dyshe zvicerane, teksa podi u plotësua nga gjermanët që përshkruan distancën e 1512.21 kilometra.

Klan News