Dashi

Shijoni fundjavën dhe mos mendoni për asnjë gjë tjetër. Partneri/ja ka besim tek ju. Beqarët janë në kërkim të krijimit të një lidhje, por si gjithmonë të dyëzuar. Në planin financiar gjendja ka për të qenë e mirë.

Demi

Dëgjoni më shumë zemrën dhe mendjen tuaj. Beqarët do kenë plot njohje të reja, por lidhja nuk duket e afërt. Financat do jenë shumë të mira, nuk do të keni asnjë problem me të ardhurat.

Binjakët

Dita nuk do nisë ashtu siç e kishit planifikuar. Beqarët do ëndërrojnë tej mase dhe realiteti do ju duket plotësisht zhgënjyes. Kujdes në planin financiar .

Gaforrja

Do të keni durimin të merreni edhe me tipa të vështirë sot. Beqarët do bëjnë çdo lloj përpjekjeje për ta ndryshuar statusin e tyre dhe do ja arrijnë qëllimit. Në planin financiar, situata do përmirësohet.

Luani

Një lajm interesant për ju që jeni në një marrëdhënie. Ju pëlqen të eksperimentoni me gjërat e reja. Beqarët do realizojnë takime interesante dhe për shumë prej tyre do nisin lidhje emocionuese dhe afatgjata. Financat do arrini t’i mbani nën kontroll.

Virgjëresha

Keni mësuar të ruani qetësinë dhe të mos reagoni me impulsivitet. Beqarët mundet edhe të mos e gjejnë princin e tyre të kaltër, por do kalojnë një ditë vërtet interesante dhe emocionuese. Në planin financiar do e mbani situatën nën kontroll.

Peshorja

Sot jeni ndërgjegjësuar dhe nuk do të pranoni asnjë devijim nga planet tuaja përsa i përket marrëdhënies në çift. Beqarët sot do tregohen mjaft joshës dhe flirtues në takimet që do realizojnë, por vetëm kaq. Financat do jenë shumë të mira.

Akrepi

Ju që jeni në një marrëdhënie dashurie po kaloni në një terren që edhe në të shkuarën ju ka shkaktuar neveri. Beqarët ka rrezik të jenë impulsivë sot dhe do bëjnë disa gabime të pafalshme gjatë takimeve. Financat menaxhoini me kujdes.

Shigjetari

Po e shihni veten me më tepër besim ju të dashuruarit dhe po kuptoni që gjërat për të cilat keni luftuar prej kaq kohësh, vërtet ja vlejnë. Beqarët do kenë një ditë me fat sot dhe priten ndryshime të rëndësime në jetën e tyre. Financat do jenë të mira.

Bricjapi

Po lejoni që partneri/ja t’ju kritikojë pa asnjë arsye. Ndiheni të plogësht sot. Beqarët do kenë mjaft kërkesa për takime, por do preferojnë vetëm aventurat kalimtare. Financat do vijnë duke u përmirësuar në mënyrë të ndjeshme.

Ujori

Sot do të realizoni shumë mirë një projekt që ju është caktuar. Beqarët nuk duhet të tregohen naivë dhe t’iu besojnë atyre që do takojnë, jo të gjithë kanë qëllime të mira. Financat, do kenë mbrojtjen e disa yjeve.

Peshqit

Nuk do të jetë një ditë aspak e thjeshtë kjo e sotmja për ju të dashuruarit. Do të keni mjaft debate në punë. Beqarët do refuzojnë çdo ftesë që do marrin për takime, pasi nuk do duan ende të ndryshojnë statusin. Në planin financiar tregohuni të matur./tvklan.al