Dashi – Edhe pse do jeni në një lidhje, do ndiheni shumë të vetmuar gjatë kësaj dite. Partneri do jetë i angazhuar me pune dhe nuk do iu kushtojë aspak vëmendje. Në planin financiar do tregoheni shumë të kujdesshëm dhe nuk do bëni asnjë investim pa qenë të sigurtë.

Demi – Ditë e qëndrueshme dhe pa asnjë problem kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do ia kaloni mjaft mirë pranë partnerit dhe mund të mendoni edhe për një bashkëjetesë. Në planin financiar do keni probleme të cilat me zor do i zgjidhni. Flisni me ndonjë mik që është specialist i fushës.

Binjakët – Do jeni shumë posesivë gjate kësaj dite në jetën tuaj në çift dhe nga momenti në moment mund të lindin mosmarrëveshje me partnerin. Nëse i kuptoni gabimet që keni bërë, mos ngurroni të kërkoni falje. Në planin financiar çdo gjë do shkojë më së miri.

Gaforrja – Ka rrezik që jeta juaj në çift të jetë shumë e trazuar sot. Do keni debate të zjarrta me atë që keni në krah dhe atmosfera do jetë delikate. Kujdes me ato që do thoni. Financat do jenë të mbrojtura nga yjet kështu që në këtë sektor nuk do keni për çfarë të shqetësoheni.

Luani – Në përgjithësi klima në sektorin e dashurisë do jetë e ngrohtë gjatë kësaj dite. Vetëm ata që kanë pasur zënka të forta nuk do rimarrin dot veten aq lehtë. Në planin financiar duhet sa më shpejt të ulni shpenzimet në mënyrë që edhe buxheti të përmirësohet.

Virgjëresha – Ata që janë në një lidhje duhet të mos e teprojnë me xhelozinë gjatë kësaj dite sepse një shkëndijë e vogël dhe atmosfera mund të shpërthejë keq. Fati do iu buzëqeshë në planin financiar, mos u shqetësoni aspak.

Peshorja – Do e lini pas dore sot jetën tuaj në çift sepse do jeni të mbushur me angazhime familjare dhe profesionale. Për të mos pasur debate me partnerin, do bënit mirë t’ia sqaronit atij situatën. Financat do të jenë shumë të turbullta. Tregohuni pak të matur me investimet apo transaksionet.

 Akrepi – Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë shumë e mirë gjatë kësaj dite. Nuk do mungojnë as momentet e lumtura dhe të mbushura me emocione. Në planin financiar çdo gjë duhet të llogaritet mirë sepse problemet e mëdha mund të lindin sa hap e mbyll sytë.

Shigjetari – Nën ndikimin e Venusit ka shumë mundësi qe lidhja juaj sentimentale të kthehet në një miqësi të mirë. Edhe pse në fillim do iu duket e vështirë për ta pranuar, do e shihni se ishte vendimi më i mirë i mundshëm. Mos hezitoni të merrni hua sot për të realizuar projektet që kishit në mendje sepse buxhetin do e keni të dobët.

Bricjapi – Së bashku me partnerin tuaj sot do kaloni momente shumë të këndshme dhe do e keni më të lehtë të flisni edhe për tema delikate. Do i kuptoni më mirë interesat e njëri-tjetrit dhe do mundoheni t’i realizoni ato. Saturni mund t’iu sjellë probleme financiare. Mos hidhni hapa të pamenduara mirë.

Ujori – Falë ambientit të mire yjor ju do bashkëpunoni më tepër me atë që keni në krah dhe do e përforconi lidhjen tuaj. Imagjinata do jetë më e zhvilluar dhe do përjetoni emocione të reja. Me financat punët nuk do i keni mirë. Mos u dëshpëroni, por merrni masa që buxheti mos përkeqësohet më tepër.

Peshqit – Do ndodhin gjëra shumë të veçanta gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift kështu që duhet të përgatiteni për kënaqësi pa fund. Momentet e lumtura do jenë të njëpasnjëshme. Në planin financiar do iu duhet të merrni masa shumë strikte në mënyrë qe ta stabilizoni situatën. Tani për tani ky sektor do jete i paqëndrueshëm. /

tvklan.al