Dashi-Një diell rrezatues në shenjën tuaj gëzon shpirtin dhe e bën mendjen të freskët dhe të gjallë. Në anën tuaj është Marsi që konfirmon sharmin gazmor dhe imponues, duke ju bërë të parezistueshëm e mjaft argëtues në shoqëri, veçanërisht nëse festoni ditëlindjen në dhjetëditëshin e tretë.

Demi-Rreshtimi i planetëve ka ndikim pozitiv në sjelljen tuaj. Hëna kalon në shenjën mike të Virgjëreshës dhe forcon intuitën, veçanërisht në situatat kur kërkohet një instinkt i vlefshëm vetëmbrojtjeje. Ju ndjeni një nevojë të madhe për të dashur veçanërisht nëse jeni zemra të vetmuara dhe nëse keni lindur mes 14 dhe 18 majit.

Binjakët-Do të jeni shumë entuziast, pasi partneri ka bërë hapin që ju prisnit prej kohësh. Një lajm i mirë do ju gëzojë pas masë, ju dhe familjen tuaj. Bëni pak kujdes me shëndetin, pasi do përballeni me disa probleme të vogla.

Gaforrja-Sot do të bisedoni me partnerin/en për të zgjidhur njëherë e mirë të gjitha problemet që keni në fushën sentimentale. Mos hezitoni të thoni kërkesat dhe shqetësimet tuaja.

Luani-Një ditë e veçantë për dashurinë, do të ndiheni në qiellin e shtatë dhe bashkëpunimi me të dashurin/ën tuaj do përshpejtojë projektet për të ardhmen. Bashkëjetesa dhe dasma janë në horizont! Në punë, rreziku i tensioneve dhe grindjeve është i lartë.

Virgjëresha-Mund të ndryshoni planet sot për shkak të problemeve me shëndetin. Nuk duhet të shqetësoheni më shumë seç duhet pasi nuk bëhet fjalë për asgjë serioze. Gjithçka shkon më së miri me partnerin.

Peshorja-Dita e hënë paraqitet mjaft e mirë, por bëni kujdes ndaj të papriturave, të cilat mund t’iu prishin humorin. Partneri/ja mund të ndihet në siklet nga mënyra juaj e të vepruarit. Beqarët nuk duhet kurrsesi të tregohen të pakujdesshëm me premtimet që do bëjnë. Kujdes me shpenzimet.

Akrepi-Modelojeni xhelozinë tuaj. Në dashuri do t’ju shfaqen arsye për të kuptuar se jo gjithmonë keni bërë zgjedhje të duhura. Një person që e doni do t’ju zhgënjejë prej sinqeritetit të tij.

Shigjetari-Sot do të ndieni nevojën për t’u hapur, për t’u besuar mendimeve tuaja, për të komunikuar me të tjerët. Mundohuni të jetoni këtë ditë me partnerin/en tuaj larg nga shqetësimet. Në punë do të jetë një ditë e shkëlqyer për të planifikuar marrëveshje të shkëlqyera, për të gjetur klientë të rinj dhe për të zhvilluar iniciativa të veçanta.

Bricjapi-Dielli, në një shenjë teknikisht negative për ju, Dashin, ju bën të ngadalësoni hapat. Ky ndikim diellor, në fakt, vendos njëfarë pengese në vullnetin për të afirmuar veten, sidomos në jetën familjare. Për disa projekte të mëdha është më mirë të prisni, të paktën derisa qielli të pastrohet.

Ujori-Në këtë të hënë yjet ju buzëqeshin. Ndikimi pozitiv i Diellit, Saturnit dhe Neptunit do ua bëjë ditën e bukur. Kjo vlen si për çiftet ashtu edhe për beqarët. Financat do jenë në ditën et tyre më të mirë, prandaj mund të bëni edhe shpenzime.

Peshqit-Pas një periudhe në të cilën nuk ju ka ecur edhe aq shumë, duket se tani kuotat tuaja do të njohin vetëm rritje, deri sa të paraqesin vlerat reale në aspektin profesional. Duhet të bëni vetëm durim./tvklan.al