Dashi – Dita e sotme nuk do të kalojë pa fjalë e stres, ndaj bëni durim dhe përpiquni t’i mënjanoni përplasjet me të tjerët. Fokusohuni në punë, produktiviteti nuk do t’ju mungojë.

Demi – Njerëzit të cilët ju rrethojnë do të duket sikur po iu zenë frymën. Merrni pak kohë për veten dhe tregojuni të tjerëve nevojat tuaja. Ndoshta pak ditë pushim nuk janë ide e keqe.

Binjakët – Lodhja e tepërt do të bëjë që sot të keni tendencën për t’u kapur pak gjërave më të vogla. Bëni kujdes dhe përpiquni të kontrolloni shpërthimet e tepruara. Jo të gjithë e durojnë dhe jo të gjithë e meritojnë.

Gaforrja – Afatet në limitet e kohës do të bëhen shkak për debate në punë. Një pjesë e mirë e ditës do të jetë e mbushur me tension e ngritje zëri. Mos u demoralizoni, nesër gjithçka do të jetë normalizuar.

Luani – Dita do të jetë e mbushur me surpriza të këndshme, që do t’ju bëjnë të ndiheni mirënjohës kundrejt atyre që ju rrethojnë. Zemërgjërsia do t’ju shpërblehet në mënyra të papritura. 

Virgjëresha – Ndodhi të reja kërkojnë që të thyeni rregullat. Nuk do të jetë e lehtë t’i rezistoni tundimit sot, pavarësisht logjikës. Zemra do të dojë një gjë e mendja një tjetër. 

Peshorja – Izolojeni veten nga të tjerët dhe fokusohuni në punë. Nuk ka nevojë të përjetoni çdo gjë që ju vjen ngaata që ju rrethojnë. Fokusohuni tek objektivat që i keni vënë vetes, e do të shihni se suksesi nuk do t’ju mungojë.

Akrepi – Sjellja e këtyre ditëve mund të kenë mërzitur ata që ju rrethojnë. Edhe ata që konsideroni miq mund të kenë gjëra për t’ju thënë. Më e mira që mund të bëni është të pranoni gabimet e të kërkoni falje.

Shigjetari – Çdo arritje që keni bërë do të vlerësohet dhe kjo do t’ju mbushë plot energji pozitive. Nuk do të keni dëshirë për të punuar, ndaj bëni mirë që ta shfrytëzoni kohën për t’u argëtuar.

Bricjapi – Ata që ju rrethojnë do të përçojnë një ndjenjë tensioni që do t’ju shoqërojë pjesën më të madhe të ditës. Zgjidhja më e mirë është të mbaroni punën që keni dhe të largoheni nga ky ambient.

Ujori – Do t’ju duhet që shumë shpejt të merrni një vendin tepër të rëndësishëm. Keni kohë që e mendoni dhe e shtyni këtë moment. Nuk do të jetë e lehtë, por do të duhet të vendosni, më shpejt nga sa kishit parashikuar.

Peshqit – Të frymëzuar e të mbushur me ide të reja, kështu do të ndiheni sot. Për fatin tuaj të keq, jo të gjithë do të ndajnë të njëjtin entuziasëm, ndaj ndoshta është mirë që t’i ruani idetë që keni dhe t’i thoni me zë të lartë një ditë tjetër.

/tvklan.al