Dashi – Jepini vetes pak pushim. Mos u përpiqni të bëni gjithçka në një ditë, pasi do të përfundoni duke e lodhur veten më shumë seç duhet. Kaloni më shumë kohë me familjen dhe miqtë.

Demi – Këto ditë duket se në mendje nuk keni asgjë tjetër përveçse romancës. Gijthçka vërtitet rreth saj dhe partneri ka pushtuar mendimet tuaja. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, fundja të biesh në dashuri është krejt njerëzore dhe padyshim një ndjenjë tepër e bukur.

Binjakët – Në shtëpi do të përballeni me një debat, pjesë e të cilit do të jenë edhe miq të ftuar, ashtu sikurse partneri. Biseda do të përqendrohet tek këndvështrimet e ndryshme, ndaj bëhuni gati për të debatuar me pasion. 

Gaforrja – Do t’ju duhet të shpenzoni para për të blerë disa gjëra të reja në shtëpi. Kjo do të krijojë pak shqetësim, sa i përket gjendjes financiare, megjithatë e dini mirë se disa gjëra nuk mund të shtyhen përgjithmonë. 

Luani – Çështje që lidhen me punën do t’ju krijojnë jo pak dhimbje koke sot. Nëse eprori po kërkon me ngulm rezultate, përpiquni të ruani qetësinë dhe të mos i shtoni vetes presion, në mos mund të gaboni.

Virgjëresha – Do të duhet të punoni në grup dhe kjo do të kërkojë mjaft energji, derisa të arrini të gjeni gjuhën e përbashkët. Do të keni tendencën për t’u impenjuar me shumë seç duhet, ndaj bëni kujdes të mos e lini veten pasdore.

Peshorja –  Çdo eksperiencë është e vlefshme sado e vogël. Ajo që do të mësoni sot, do t’ju japë mundësinë për të kuptuar më mirë veten dhe për t’u çliruar nga trauma të së shkuarës.

Akrepi – Disa miq po largohen e të tjerë kanë interesa të reja. Megjithatë gjërat shkojnë mirë, ndaj mos u shqetësoni nëse humbni miq të mirë, të tjerë do të vijnë. Fokusohuni tek e ardhmja dhe ecni përpara.

Shigjetari – Ndonëse gjërat shkojnë mirë në punë, me gjasë po iu merr shumë nga enegjitë tuaja. Mos u përfshini më shumë seç duhet me kolegët dhe lërini problemet e punës atje. Në shtëpi përpiquni të krijoni një ambient sa më të qetë e larg stresit.

Bricjapi – Në mënyrë që të mbyllni gjithçka në fund të ditës, largohuni nga çdo shpërqendrim i mundshëm që mund t’ju vijë nga të tjerët. Do të shihni se fokusi dhe kthjelltësia do të jenë miqtë tuaj më të mirë për të patur rendimentin e duhur, në punë dhe jashtë saj.

Ujori – Do të jeni të vendosur për t’ia arritur qëllimit në synimet që keni. Rrugës mund të hasni pengesa, por kjo nuk duhet t’ju demoralizojë. Asgjë nuk është e pamundur. Disa gjëra kërkojnë kohë e durim, por me këmbëngulje do të realizoni gjithçka që dëshironi.

Peshqit – Një mbrëmje me miqtë do të bëjë që të takoheni me njerëz me të cilët ju pëlqen të bëni thashetheme. Diskutimi do të përqendrohet rreth një personi në veçanti, për të cilin do të ndjeni si kuriozitet ashtu edhe keqardhje.

/tvklan.al